Prishtinës i takon edhe një derbi

Prishtina ka vazhduar me formë të lartë në stinorin pranveror të Superligës së Kosovës në hendboll për meshkuj. Pasi para një jave e mposhti Besën, Prishtina të shtunën fitoi ndaj Kastriotit në Ferizaj me rezultat 32:27. Ishte kjo kryendeshja e javës së 17-të të kampionatit të Kosovës.

Edhe pjesa e parë u fitua nga prishtinasit, me rezultat 16:11. Me fitore, Prishtina është ngritur në vendin e parë me 32 pikë nga 17 ndeshje. Besa FamGas është e dyta me 30 pikë, por e ka një ndeshje më pak të luajtur. Kastrioti mbetet I katërti me 19 pikë.

D. Terziqi e V. Zherka udhëhoqën Prishtinën drejt fitores së re. Ata shënuan nga shtatë gola. Nga pesë gola i shënuan B. Sula e L. Fetahu. Te Kastrioti më efikasi ishte J. Bislimi me tetë gola, kurse nga gjashtë herë realizuan D. Haxhimusa e Q. Ibrahimi.

Të shtunën u zhvillua edhe përballja e pjesës së poshtme të klasifikimit. Në Vushtrri, Samadrexha fitoi ndaj Llapit me rezultat 31:29. Llapjanët e fituan pjesën e parë me 14:11, por në të dytën vendasit përmbysën rezultatin dhe arritën te fitorja. Samadrexha është e nënta me katër pikë, kurse Llapi i fundit (10) me dy pikë.

Tri ndeshje tjera të javës së 17-të luhen të dielen: Besa FamGas – Vushtrria (16:00), Vëllaznimi – Drita (17:00), Zhegra – Trepça (17:30).

Kastrioti – Prishtina27:32 (11:16)

Kastrioti: Mehmeti, D. Dugolli, Syla, Rexhepi 1, A. Dugolli 2, Rudari, Mustafa, Shabani 3, Hoxha, Bislimi 8, Salihu 1, Ramadani, Haxhimusa 6, Ibrahimi 6, D. Ramadani.

Prishtina: Esati, Gashi, Prekazi 3, Kastrati, Sula 5, Fetahu 5, Zherka 7, Ademi, Krasniqi 3, Terziqi 7, Bajqinovci, Shahini, Murtezi, Gjuka 2, Visoka, Berisha.

Samadrexha – Llapi 31:29 (11:14)

Samadrexha: Bunjaku, Sadiku 5, A. Maloku 6, B. Maloku, Al. Maloku, F. Maloku 4, Sopjani, Be. Maloku 6, Jashari 4, S. Maloku 2, Basholli 4, Merovci, Sh. Maloku, Hyseni.

Llapi: Retkoceri, Muqiqi 2, Hoxha 8, Beshiri 3, Sejdiu, Visoka 3, Idrizi, Abazi 9, Mani, Hasani 3, Havolli 1, Mani.

Lajme tjera