Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Provë e suksesshme në Turqi

Kombëtarja U-20 e Kosovës në hendboll ka luajtur të dielen (sot) ndeshjen e parë testuese kontrolluese ndaj Turqisë. Rezultati në fund ishte 36:32 në të mirë të Turqisë. Por Kosova në Stamboll pati një paraqitje të mirë dhe takimi do të shërbejë shumë në prag të evropianit që mbahet më vonë këtë muaj në Podgoricë.

Loja ndaj Turqisë ishte e barabartë, sidomos pjesa e parë. Madje djelmoshat tanë ishin më të mirë në lojë, por huqjet nga pozitat ideale dhe referimi jo në nivel i gjyqtarëve lokal ndikuan në rezultat. Por rezultati nuk kishte shumë rëndësi në këtë sfidë në të cilën rastin e fituan të gjithë lojtarët tanë. Nesër luhet ndeshja tjetër kontrolluese me të njëjtin rival.

Turqia – Kosova 36:32 (16:15)

Kosova: Luzha, Beqiraj, Berisha, Gubetini 3, Abazi, Dugolli 1, Tahirukaj 4, Shabani 2, F. Mustafa, Hoxha 2, J. Muqolli 10, Vokshi 3, Basholli 1, Bajçinovci 2, E. Mustafa, Y. Muqolli 2, Halili 1.