Publikohet lista e gjerë e Kombëtares u18

Perfaqesuesja u18 e meshkujve te kosoves

Kryetrajneri i Kombëtares U18 të Kosovës në hendboll, Taib Kabashi, ka publikuar listën e gjerë të lojtarëve në të cilët llogarit për turneun në Bullgari e më pas edhe për Kampionatin Evropian të Divizionit B.

Në listën e Kombëtares U18 janë 35 hendbollistë. Shumica janë të klubeve të vendit, që do të testohen të hënën. Stërvitja testuese do të mbahet nga ora 16:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Hendbollistet që janë në listën e gjerë duhet të jenë në palestër në ora 15:30, ndërsa me vete duhet të kenë pajisjet sportive si dhe t’iu përmbahen masave në luftë ndaj COVID-19. Në listë janë tre hendbollistë që po e mësojnë lojën e hendbollit në vende evropiane.

Kjo gjeneratë grumbullohet për herë të parë së bashku, ndërsa turneu në Bullgari do të jetë shumë i rëndësishëm. Turneu mbahet prej 12 deri më 15 nëntor kurse pos Kosovës e Bullgarisë marrin pjesë edhe Turqia e Moldavia.

Lojtarët e përzgjedhur të hënën, do të grumbullohen sërish para udhëtimit për në Bullgari.

Shtabin teknik të Kombëtares U18 e përbëjnë edhe trajnerët Edmond Vokshi e Alban Haziri, që kanë punuar me këtë gjeneratë në kampin e vitit të kaluar.

Evropiani i Divizionit B mbahet në janar.

nrEmri MbiemriKlubidata e lindjes
1Ardin BerishaBsv Bern (SUI)11/21/2003
2Jon VokshiKH Besa Famgas9/2/2002
3Ermal DukajKH Besa Famgas6/12/2002
4Burak DaciKH Besa Famgas1/10/2003
5Altin CacajKH Besa Famgas2/16/2004
6Sherif MehmetiKH Drenica9/26/2003
7Bleart ZariqiKH Drenica12/22/2003
8Agon BytyqiKH Kastrioti6/9/2005
9Resul ShalaKH Kastrioti2/10/2003
10Redon HavolliKH Llapi7/9/2002
11Enis RexhepiKH Llapi8/14/2002
12Fatlum HasaniKH Llapi8/19/2002
13Altin ManiKH Llapi9/15/2002
14Dardan RamadaniKH Prishtina11/30/2002
15Hekuran RamadaniKH Prishtina11/30/2002
16Drin FeratiKH Prishtina1/27/2003
17Emre KarabegKH Prishtina10/17/2003
18Riad TahiriKH Prishtina4/1/2002
19Alti AbrashiKH Trepça12/16/2002
20Avdyl KelmendiKH Trepça5/31/2002
21Ermir SmakaKH Trepça9/13/2003
22Ermir JanuziKH Trepça12/12/2003
23Menot PozheguKH Vëllaznimi8/15/2003
24Eris BrahushiKH Vëllaznimi3/3/2003
25Permet HotiKH Vëllaznimi9/29/2002
26Betim IdriziKH Vëllaznimi5/25/2003
27Dritjon MelenciaKH Vushtrria2/17/2003
28Amir FazliuKH Vushtrria11/27/2002
29Besmir MujaKH Vushtrria2/24/2003
30Arjanit HyseniKH Vushtrria8/16/2003
31Arjanit MurseliKH Zhegra1/6/2002
32Eldonit ShaqiriKH Zhegra8/26/2002
33Lundrim HaziriKH Zhegra7/24/2002
34Naël RexhepiNancy Hendboll Club (SUI)10/14/2003
35Frilon KqikuTSV Haunstetten (GER)10/3/2002

Lajme tjera