Publikohet lista e Kombëtares U19

Kosova u19 meshkujt radhiten para lojes

Janë publikuar emrat e hendbollistëve që do ta përfaqësojnë Kombëtaren U19 të Kosovës në garën prestigjioze IHF Trophy Intercontinental. Kjo garë me rëndësi mbahet në Prishtinë prej 10 deri më 14 prill, kurse garojnë hendbollistët deri 19 vjet dhe ata deri 21 vjet.

Përzgjedhësi i Kosovës, Taip Ramadani, së bashku me kryetrajnerin e grupmoshës U19, Jeton Havolli, dhe trajnerin Blerim Beqiri, kanë vendosur për 17 lojtarë që do të kenë stërvitje të përbashkëta prej të hënës. Hendbollistët do të grumbullohen në Hotelin AFA në Prishtinë, ndërsa stërvitjet do t’i kryejnë në palestrën 1 Tetori, ku do të luhen edhe disa ndeshje të kësaj grupmoshe në IHF Trophy Intercontinental. Para fillimit të garës, do të vendoset për 14 lojtarët që do ta përfaqësojnë Kosovës.

Hendbollistët janë përzgjedhur në bazë të testimeve të kryera më 25 mars.

Kombëtarja U19 përbëhet nga lojtarë të klubeve të vendit, me një përjashtim. Bëhet fjalë për një gjeneratë shpresëdhënëse, ndërsa gara që mbahet në Prishtinë do t’iu shërbejë lojtarëve të rinjë për ngritje në nivel edhe më të lartë. Gjenerata aktuale e ka fituar garën IHF Trophy U18, vjeshtën e kaluar në Prishtinë, njëjtë si ajo U20. Dhe pas organizimit të shkëlqyeshëm të asaj ngjarje, Federata Ndërkombëtare e Hendbollit ia ka dhënë Federatës tonë të drejtën e organizimit të IHF Trophy Intercontinental.

Kosova U19 do të përballet me Nigerinë, Taipein Kinez, Kanadanë, Zelandën e Re dhe Paraguajin. Janë këto ekipet kombëtare që e kanë fituar garën kontinentale të IHF Trophy dhe kështu e kanë fituar të drejtën të paraqiten në fazën Interkontinentale. Lista e kombëtares U21 do të publikohet së shpejti.

Më poshtë e paraqesim ekipin kombëtar të Kosovës U19 (Youth).

Emri Pozita Klubi
Gentian Mani GK KH Llapi
Parim Hajdini GK KH Kastrioti
Leonard Muqolli GK KH Drenica
Bledon Maloku LW KH Samadrexha
Florian Rexha LW KH Vëllaznimi
Ylli Muqolli LB KH Besa Famgas
Agon Selmani LB KH Kastrioti
Arben Berisha LB KH Prishtina
Çlirim Rama CB KH Vëllaznimi
Vilson Gojani CB SSV Bozen (ITA)
Elion Vokshi CB KH Besa Famgas
Adonit Isufi RB KH Zhegra
Arbër Neziri RB KH Vëllaznimi
Ermal Dukaj RW KH Besa Famgas
Enis Kuleta RW KH Prishtina
Rikard Quni PV KH Dukagjini
Besnik Bytyqi PV KH Kastrioti
Jeton Havolli Head coach
Blerim Beqiri Coach
Gashi Agon Physiotherapist

Lajme tjera