Qerimi: Synojmë hapa para

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen e së mërkurës ndaj Rumanisë. Hendbollistët tanë kanë zhvilluar të dielën dy stërvitje, nën urdhrat e selektorit të ri, Bujar Qerimi.
Përzgjedhësi Qerimi është i kënaqur me mënyrën se si po zhvillohen përgatitjet.
“Puna është duke ecur si duhet, ashtu si e kemi menduar. Kemi disa probleme të vogla me lëndime e po ashtu pandemia ka sjellë probleme. Disa lojtarë nuk kanë stërvitur shumë dhe si duhet. Si pasoj e kësaj kanë lëndime të vogla. Po mundohemi t’i pushojmë për të qenë të gatshëm që t’i bëjnë ballë Rumanisë, përkatësisht që të bëjmë lojën më të mirë të mundshme. Përballë e kemi një shtet që hendbollin e ka ndër sportet më të mira. Lojtarët janë të vetëdijshëm se duhet të japin më shumë se që pritet prej tyre për të nxjerrë rezultat pozitiv”, thotë selektori Qerimi.
Ai ka thënë se fillimisht synohet stabilizimi i ekipit dhe në afat të shkurtër të bëhet hapi para.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Me finalen e Ligës së juniorëve, të luajtur të dielën, ka përfunduar edicioni garues 2020/2021 …

Federata e Hendbollit e Kosovës është vlerësuar lart për organizimin e një tjetër ngjarjeje ndërkombëtare. …

Njëra prej lojtareve kryesore të Kosovës, Arlinda Hajdari, ka pësuar lëndim serioz në ndeshjen e …

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës kanë humbur ndeshjen vendimtare të raundit të parë kualifikues për …

Perfaqesuesja e Kosoves ne hendboll duke festuar me Kryeministrin Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ndjekur nga afër ndeshjen mes Kosovës dhe Luksemburgut. Ai …

Me numër shumë të limituar të lojtareve (10 gjithsej, prej tyre 3 portiere), Kombëtarja e …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) është kthyer në rrugën e sukseseve. Pas shenjave të …

Portugalia e ka nisur me fitore bindëse turneun kualifikues në Prishtinë. Të enjten pasdite, Portugalia …