Quni fiton përballjen me shqiptarët e shumtë të Kreuzlingenit

Shumë hendbollistë të Kosovës ishin pjesë e ndeshjes në mes të Amicitia Zuerich dhe HSC Kreuzlingen, që u luajt të enjten në mbrëmje. Për Kreuzlingenin ishte ndeshja e parë në Superligën e Zvicrës në hendboll.
Ndeshjen me rezultatin 33:24 e fitoi Amicitia.

Kapiten i kësaj skuadre është pivoti i Kosovës, Luigj Quni. Ai shënoi pesë gola nga gjashtë tentime.
Për Kreuzlingenin luajnë Valon Dedaj, Bujar Ramosaj, Drilon Tahirukaj, Haris Berisha, Drenit Tahirukaj dhe Lionel Mirdita. Vetëm Mirdita nuk është ende reprezentues i Kosovës. Drenit Tahirukaj shënoi katër gola nga tetë tentime. Lionel Mirdita kishte pesë gola nga 12 tentime. Bujar Ramosaj e Drilon Tahirukaj e realizuan nga një gol, kurse kapiteni i Kosovës, Dedaj, nuk shënoi në këtë takim. Portieri Haris Berisha i kishte shtatë pritje (7/30).

Amicita Zuerich është prej skuadrave më të forta në Zvicër, ndërsa Kreuzlingenit i duhet të kërkoi pikë në ndeshjet tjera.

Lajme tjera