Quni, Ukaj dhe motrat Hajdari me fitore të reja

Luigj Quni ne akcion per klubin e tij Amicitia Zurich

Luigj Quni me Amicitia Zurich ka arritur fitoren e dytë të edicionit në Superligën e Zvicrës. Në fitoren 26:25 ndaj Baselit, Quni shënoi dy gola nga tri tentime.

Skuadra e motrave Marigona e Arlinda Hajdari, Ringkobing, është përforcuar në pozitën e parë në Ligën B të Danimarkës. Ringkobingu fitoi 29:19 ndaj Hadstenit. Marigona Hajdari shënoi dy gola në këtë ndeshje.

Pashke Marku shënoi 7 gola nga 9 tentime për Kreuzlingenin, që humbi 30:22 nga Bruehl. Ndeshja i takoi Superligës A të Zvicrës, ku katër skuadrat më të mira luftojnë për titull.
Marku po kalon formë të lartë këtë edicion.

Portierja Kristina Ukaj me skuadrën Spono Eagles fitoi 30:29 ndaj LK Zug, po ashtu në Superligën A.

Në Slloveni, Mirjeta Bytyqi realizoi 4 gola për Mlinotest Ajdovshccina në fitoren ndaj Koperit me rezultatin 28:16. Ndeshja i takoi javës së 20-të të elitës sllovene. Te Koperi dy gola i realizoi Mërgime Bytyqi. Mërgimja është motra e vogël e Mirjetës dhe po ashtu po zhvillohet në hendbolliste cilësore.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Me finalen e Ligës së juniorëve, të luajtur të dielën, ka përfunduar edicioni garues 2020/2021 …

Federata e Hendbollit e Kosovës është vlerësuar lart për organizimin e një tjetër ngjarjeje ndërkombëtare. …

Njëra prej lojtareve kryesore të Kosovës, Arlinda Hajdari, ka pësuar lëndim serioz në ndeshjen e …

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës kanë humbur ndeshjen vendimtare të raundit të parë kualifikues për …

Perfaqesuesja e Kosoves ne hendboll duke festuar me Kryeministrin Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ndjekur nga afër ndeshjen mes Kosovës dhe Luksemburgut. Ai …

Me numër shumë të limituar të lojtareve (10 gjithsej, prej tyre 3 portiere), Kombëtarja e …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) është kthyer në rrugën e sukseseve. Pas shenjave të …

Portugalia e ka nisur me fitore bindëse turneun kualifikues në Prishtinë. Të enjten pasdite, Portugalia …