Rahoveci fiton derbin dhe del në vendin e tretë

Rahovecit i ka takuar derbi i xhiros së 21-të në Superligën A të Kosovës në hendboll. Të dielën mbrëma, Rahoveci e mposhti Kastriotin e Ferizajt me një gol dallim, 24:23.

Ndeshja ishte e fortë dhe kryesisht e barabartë.
Më mirë takimin e nisën vendasit që në pjesën e parë kryesisht ishin në epërsi të lehtë. Pas 30 minutave rezultati ishte 14:13. Në pjesën e dytë Rahoveci u shkëput deri në tre gola, por ferizajasit nuk u dorëzuan deri në fund. U afruan në 24:23, por pa ia dalë të barazojnë shifrat.

Rahoveci tani është i treti me 28 pikë, një më shumë se Trepça e vendit të katërt. Kastrioti mbetet i pesti me 21 pikë dhe larg zonës që dërgon në plejof.

Egzon Vuçitërna ishte më efikasi te Rahoveci me 6 gola. 5 gola i shënoi Alban Haziri. Ardi Rudari i realizoi 11 gola për Kastriotin. 6 i shënoi Guilherme Da Silva.

Lajme tjera