Rahoveci mposht Deçanin, hapet gara në Ligën e Parë

Rahoveci ka fituar bindshëm derbin e javës së 14-të të Ligës së Parë të Kosovës në hendboll. Në fundjavë, Rahoveci e mposhti Deçanin me rezultatin 36:15.

Ardian Osa dhe Besmir Kusari realizuan nga 8 gola për rahovecasit. Arbios Mushkolaj ishte më efikasi te Deçani me 4 gola.

Për Deçanin ishte humbja e parë këtë edicion. Kjo skuadër udhëheq në tabelë me 26 pikë. Vetëm një pikë më pak e ka Samadrexha në vendin e dytë. Ndërkohë Rahoveci është i treti, me 22 pikë, por ka një ndeshje më pak të luajtur.

Pra gara është e hapur.

Samadrexha ka shënuar fitore bindëse si mysafire e Lepencit, 45:24. Dukagjini e mposhti Istogun me rezultat 35:26 kurse Drita fitoi ndaj Ulpianës me 45:40.

Lajme tjera