Java e 20-të e Superligës A të Kosovës në hendboll hapet me derbin e madh mes Rahovecit dhe Trepçës. Kjo ndeshje luhet të premten prej orës 19:30 në Rahovec, ndërsa transmetohet direkt në RTV 21 Plus.
Të dy skuadrat janë në formë dhe kërkojnë të vazhdojnë me suksese. Trepça kishte fituar ndeshjen e parë në Rahovec, por më pas “vreshtarët” kishin festuar në Mitrovicë. Pritet ndeshje e fortë dhe dramatike.
Trepça është e dyta me 22 pikë dhe synon të mbetet në këtë pozitë. Ndërkohë Rahoveci është i katërti me 19 pikë dhe synon t’i afrohet Trepçës.
Superliga A vazhdon të shtunën me derbin tjetër mes Besa Famgasit dhe Prishtinës. Kjo ndeshje luhet në Pejë prej orës 19:00 dhe po ashtu transmetohet në RTV 21 Plus.
Do të transmetohet edhe ndeshja e tretë e xhiros së 20-të, mes Vushtrrisë dhe Kastriotit. Kjo ndeshje luhet të dielën prej orës 18:30.
Në Superligën B, të shtunën është ndeshja Vëllaznimi – Deçani (19:00).
Xhiro të rregullt kanë edhe skuadrat e Ligës së Parë.
Te hendbollistët është java e dhjetë. Istogu – Vjosa (17:00) dhe Samadrexha – Dukagjini (19:00) janë ndeshjet e së shtunës. Të dielën janë dy takime: Prizreni – Drita (11:00) dhe Ulpiana – Lepenci (14:00).
Te hendbollistet, luhet java e 12-të e Ligës së Parë.
Të gjitha ndeshjet janë të dielën: Llapusha – CLICK (14:00), Trepça – CLICK (11:00), KEK-u – Vjosa (13:00), Ulpiana – Deçani (16:30).