Ramadani javën e ardhshme shpall listën për ndeshjet me Malin e Zi dhe Suedinë

Taip Ramadani reagon gjate nje ndeshje

Selektori i Kosovës, Taip Ramadani, është duke përgatitur listën e hendbollistëve në të cilët do të llogaritet në ndeshjet e para të kualifikimeve për “Euro 2022”. Për shkak të ngritjes në vitet e fundit, Kombëtarja jonë e nisë kampanjën kualifikuese nga faza e dytë.Tashmë është zhvilluara faza e parë kualifikuese e po ashtu një raund i plejautit.

Në fazën e dytë kualifikuese, ku paraqiten kombëtaret më të forta evropiane, Kosova është pjesë e grupit të tetë së bashku me Suedinë, Malin e Zi dhe Rumaninë. Dy të parët në grup shkojnë tutje, por ka gjasa për kualifikim edhe nga vendi i tretë.

Ndeshjen e parë Kombëtarja e Kosovës në konkurrencë të meshkujve e luan ndaj Malit të Zi në Podgoricë më 4 nëntor. Më 8 nëntor Kosova e pret Suedinë në Prishtinë.

Për shkak se jeton në Australi dhe ky vend ka masa strikte në luftë ndaj koronavirusit, selektori Taip Ramadani nuk pritet të jetë në këtë grumbullim me kombëtaren. Australia nuk lejon udhëtimet për në Evropë dhe SHBA.

Ramadani po punon me FHK-në për të menaxhuar më së miri situatën e krijuar. Ai po e përcjell formën e lojtarëve dhe ka konfirmuar se të gjithë lojtarët që luajnë në vende evropiane, me dy përjashtime nga Gjermania, do të jenë në dispozicion, nëse ndërkohë nuk ka ndryshime të mëdha sa i takon gjendjes me pandeminë. Për herë të parë pritet të ftohet Armend Alaj, që bën karrierë në Bundesliga 2. Selektori Ramadani kontribut shumë të madh pret nga lojtarët që bëjnë karrierë në Superligën tonë.

“Jemi në grup të vështirë, por nëse nxjerrim pikë në Podgoricë, gjithçka është e mundshme. Në përgjithësi jam i kënaqur me formën e lojtarëve.

Javën e ardhshme presim të caktojmë ekipin”, ka thënë Ramadani për faqen zyrtare të FHK-së.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Suksesi i Kombëtares së Kosovës në hendboll në kualifikimet për “Euro 2022” , vazhdon të …

Vushtrria ka zënë vend në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka mbyllur të dielën fazën e dytë kualifikuese për …

KHF Istogu pa telashe e ka fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj Ferizajt dhe kështu …

Rahoveci do të luaj në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt) në edicionin e ardhshëm. …

Suksesi i Kombëtares së Kosovës në hendboll në kualifikimet për “Euro 2022” , vazhdon të vlerësohet. Kosova ishte në …

Vushtrria ka zënë vend në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Finalen skuadra vushtrriase e …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka mbyllur të dielën fazën e dytë kualifikuese për “Euro 2022”. Në Alingsas …

KHF Istogu pa telashe e ka fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj Ferizajt dhe kështu ka bërë vend në …

Rahoveci do të luaj në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt) në edicionin e ardhshëm. Kalimin në Superligë “vreshtarët” …

Drita e Gjilanit do të luaj në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat) edhe në edicionin e ardhshëm. Mbetjen …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll të premten ka udhëtuar për në Suedi, ndërsa sot vazhdon përgatitjet për ndeshjen përmbyllës …

Pasi fundjavën e kaluar filloi gara në Ligën e Pionierëve, këtë javë garat i nisin edhe pionieret. Në grupin …

Federata e Hendbollit e Kosovës

House of Sport

Kati II nr. 15
Agim Ramadani nr.253
10000 Prishtina
Kosova

Tel: +383 38 248 759

Për ne

Garat

Përfaqësueset

Shoqatat

© Copyright - Kosova Handball Federation

Made in Kosova