Përzgjedhësi Taip Ramadani ka vlerësuar paraqitjen e përfaqësueses së Kosovës në hendboll në ndeshjen e së premtes mbrëma ndaj Polonisë. Kosova pësoi në Portugali me rezultatin 30:19 në ndeshjen e parë të kualifikimeve për botëror, por ishte e barabartë për 40 minuta lojë. Vetëm më pas polakët u shkëputën në rezultat.
“Djemtë treguan jo vetëm shpirt luftarak, por edhe se mund të luajnë në nivel shumë më të lartë. Pjesa e parë ka qenë duel i ashpër mes dy ekipeve dhe kam qenë i kënaqur me punën e lojtarëve. Posaqërisht dua të theksojë Bujar Ramosajn, që ka luajtur ndeshjen e parë ndërkombëtare. Bujari më ka befasuar me kapacitetin e tij të punës dhe për faktin që ka luftuar jo vetëm me zemër, por edhe me pjekuri”, ka thënë Ramadani.
Përfaqësuesja jonë menjëherë të shtunën mbrëma takohet me Portugalinë.
“Tani fokusohemi në rikuperimin e lojtarëve dhe përgatitjen për lojën e nesërme”, ka theksuar Taip Ramadani.