Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Ramosaj: Fitore e rëndësishme, tani fokusohemi në ndeshjen e kthimit

Bujar Ramosaj ishte shtyllë e mbrojtjes së Besa Famgas ndaj Boracit të Banjallukës. Besa në fakt pati telashe në mbrojtje në fillim të takimit, por më pas u konsolidua. Kontribut dha edhe portieri Mursel Mehmeti, që kishte 10 pritje.Besa Famgas e mposhti sonte Boracin e Banjallukës me rezultat 24:22, në ndeshjen e parë të raundit të tretë të Kupës Evropiane.

Ndeshja e kthimit është pas një jave në Banjallukë.”E kemi ditur se do të jetë lojë e fortë dhe ashtu ndodhi. Në pjesën e parë kemi filluar mirë. Kishim disa gabime në mbrojtje në hapje, por i përmirësuam ndërkohë dhe u shkëputëm në rezultat në fund të pjesës së parë. Në pjesën e dytë jemi angazhuar si duhet, por në sulm kemi ngecur pak. Nuk i finalizuam disa raste të mira. Me rëndësi fituam. Tani duhet të fokusohemi në lojën e kthimit në Banjallukë, që të kalojmë në raundin tjetër të Kupës Evropiane”, thotë Bujar Ramosaj.