Gara IHF Trophy mbahet edhe për hendbollistet e grupmoshës U19 (junioret). IHF Trophy për zonën evropiane do të zhvillohet në Prishtinë prej 11 deri më 15 tetor.
Ndeshjet do të zhvillohen në palestrën “1 Tetori”, ndërsa Kombëtarja jonë U19, ashtu si ajo U17, do ta kërkojë suksesin. Përmes IHF Trophy mund të sigurohet kualifikimi në Botërorin e grupmoshës përkatëse.
Trajneri i Kombëtares U19, Granit Sahiti, ka publikuar listën e lojtareve për garën IHF Trophy. Sahiti është bazuar në lojtaret që u paraqiten gjatë verës në Kampionat Evropian dhe që ka një kohë që luajnë së bashku.
Në grupmoshën U19 garojnë Kosova, Bullgaria, Britania e Madhe dhe Malta.
Më 11 tetor, Kosova U19 luan me Bullgarinë. Më 12 tetor takohet me Britaninë e Madhe, ndërsa më 13 tetor me Maltën. Më pas janë edhe ndeshjet për plasman final.
Kombëtarja U19 grumbullohet më 6 tetor në Prishtinë.
Lista e lojtareve:
Arlinda MALOKU | KHF Samadrexha (KOS) |
Fatime BASHOLLI | KHF Samadrexha (KOS) |
Marisa BERISHA | KHF Shqiponja (KOS) |
Mirjeta DINOLLI | KHF Ferizaj (KOS) |
Ariona DUSHICA | Anderstorps SK (SWE) |
Ermira BERISHA | KHF Prishtina (KOS) |
Flaka HOTI | KHF Ferizaj (KOS) |
Agnesa HYSA | KHF Vushtrria (KOS) |
Angjelina KRASNIQI | Aker Topphåndball (NOR) |
Eliona MAKSUTI | KHF Kastrioti (KOS) |
Aulona MALOKU | KHF Samadrexha (KOS) |
Elisa MIRDITA | SPONO EAGLES (SUI) |
Selvije MULLAKADRIJA | KHF Vëllaznimi (KOS) |
Erza TAFILAJ | KHF Samadrexha (KOS) |
Stafi i trajnerëve:
Granit SAHITI | Head Coach |
Fatmire BASHOLLI | Assistant Coach |
Elmira GËRGURI | Physiotherapist |