Samadrexha – Istogu vlerësohet kryendeshja e fundjavës në hendbollin kosovar. Ndeshja i takon xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat) dhe zhvillohet të dielën nga ora 17:00 në palestrën në Samadrexhë.
Kampioni aktual, Istogu, vlerësohet favorit, por Samadrexha, që ka angazhuar shumë hendbolliste të huaja, do ta kërkojë befasinë.
Të dy skuadrat kanë nga dy fitore deri më tani.
Të dielën është edhe ndeshja Shqiponja – Vushtrria (18:00), që po ashtu pritet me interes.
Të shtunën janë tri takime: Jusuf Gërvalla – Prishtina (15:00), Kastrioti – Ulpiana (15:00), Ferizaj – Vëllaznimi (18:30).
Në Superligën e hendbollistëve është java e gjashtë. Të dielën prej orës 18:30 është takimi Vushtrria – Deçani. Ndeshjet Rahoveci – Trepça dhe Prishtina – Besa Famgas janë shtyrë për shkak të angazhimeve ndërkombëtare të Trepçës e Besës. Është shtyrë edhe takimi Kastrioti – Vëllaznimi.
Në Ligën e Parë (meshkujt) është java e tretë. Sot (18:30) është ndeshja Dukagjini – Vjosa. Të shtunën është ndeshja Llapi – Drita (19:30), ndërsa të dielën janë tri takime: Drenica – Lepenci (17:00), Samadrexha – Prizreni (13:00), Ulpiana – Istogu (18:00).
Edhe te hendbollistet në Ligën e Parë është java e tretë. Të shtunën është vetëm ndeshja Dukagjini – CLICK (13:30). Ndërsa të dielën janë katër takimet e tjera: Verona – Vjosa (13:00), Prizreni – Besa (16:00), Llapusha – Drita (13:00), KEK-u – Trepça (15:00).