Samadrexha kompleton gjysmëfinalen

Samadrexha është gjysmëfinalisja e fundit në Ligën e Pioniereve të Kosovës në hendboll. Në çerekfinale, të shtunën në Gjakovë, Samadrexha e mposhti skuadrën Jusuf Gërvalla me rezultat 30:26. Ishte kjo njëherit çerekfinalja më e përafërt. Pas pjesës së parë samadrexhaset kishin vetëm një gol epërsi, 10:9. 20:17 ishte rezultati pas pjesës së dytë, ndërsa në fund dallimi ishte katër gola.

Artiola Surdulli me 13 gola dhe Elisa Krasniqi me 12, kanë udhëhequr Samadrexhën drejt fitores së rëndësishme. Arjeta Imeraj i kishte 13 gola për Jusuf Gërvallën. Learta Gashi realizoi 9 herë.

Në gjysmëfinale, të dielën nga ora 10:30, Samadrexha takohet me Ferizajn. Edhe gjysmëfinalja luhet në Gjakovë.

Lajme tjera