Samadrexha ndal në barazim Zhegrën

Skuadra e Samadrexhës ia ka dalur të ndalë vrullin e Zhegrës në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll (meshkujt).

Në derbin e javës së shtatë të luajtur të dielen në Vushtrri, Samadrexha barazoi me Zhegrën me rezultat 37:37. Ishte ndeshja e parë e këtij edicioni në të cilën zhegrasit nuk shënuan fitore.

Zhegra ka pesë fitore e një barazim dhe mban vendin e parë me 11 pikë. Samadrexha është e dyta me 7 pikë nga pesë ndeshje të luajtura. Shtatë pikë por nga gjashtë ndeshje i ka edhe Vjosa në vend të tretë. Vjosa të dielen pësoi nga KEK-u në Obiliq me rezultat 35:27.

Fitore në shtëpi ka shënuar edhe Rahoveci ndaj Lepencit, me rezultat 36:30

Lajme tjera