Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Saraçini e Gjinovci në Konferencën e Presidentëve dhe në Kongresin e EHF-së

Drejtuesit e Federatës së Hendbollit të Kosovës, presidenti, Eugen Saraçini, dhe sekretari gjeneral, Izet Gjinovci, në fundjavë do të qëndrojnë në Luksemburg ku do të marrin pjesë në dy aktivitete të rëndësishme të Federatës Evropiane të Hendbollit. Të shtunën fillimisht do të mbahet Konferenca e Presidentëve e më pas edhe Kongresi i Jashtëzakonshëm i EHF-së.

Do të diskutohet për tema të ndryshme në Konferencën e Presidentëve, duke përfshirë aktivitetet e ardhshme të mëdha të EHF-së dhe të ardhmen e garave për kategori të reja. Në Kongresin e 15-të të Jashtëzakonshëm të EHF-së do të merren vendime që kanë të bëjnë me statutin e EHF-së.

Saraçini e Gjinovci gjatë qëndrimit në Luksemburg do të kenë takime të ndryshme me drejtues të EHF-së dhe të federatave nacionale evropiane, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit.