Selektori Ramadani: Synimi është i qartë – kualifikimi në Euro 2022

Taip Ramadani reagon gjate nje ndeshje

Selektori i Kosovës në hendboll, Taip Ramadani ka analizuar gjendjen e Kombëtares dhe synimet për dy ndeshjet e ardhshme, pasi më herët të premten shpalli listën për ndeshjet me Malin e Zi dhe Suedinë. Janë ndeshjet e para të fazës së dytë kualifikuese për “Euro 2022”.

Për shkak të ngritjes në vitet e fundit, Kosova nis garimin prej raundit të dytë, aty ku paraqiten kombëtaret më të mëdha evropiane.

Ramadani për shkak të gjendjes së krijuar nga koronavirusi nuk do të jetë në gjendje të udhëheq kombëtaren në këto dy ndeshje. Kryetrajner për këto dy ndeshje është emëruar spanjolli Javier Cabanas.

Kosova luan ndaj Malit të Zi më 4 nëntor në Podgoricë, ndërsa më 8 nëntor luan me Suedinë në Prishtinë.

“Dy lojërat e ardhshme janë shumë të rëndësishme për ne, sepse kemi pasur një pushim tejet të gjatë nga arena ndërkombëtare shkaku i pandemisë që na ndërpreu vazhdimësinë. Fokusi unë kryesor është ta rrisim nivelin, energjinë dhe motivimin e ekipit në një shkallë edhe më të lartë se që e kemi pasur deri më tani. Synimi është i qartë, ne duhet të jemi një nga 20 ekipet që kualifikohemi tutje. Edhe më me rëndësi, çdo anëtar i kombëtares duhet të besoj në këtë synim”, thotë Ramadani.

Sipas tij “secili lojtar në këtë grumbullim është në formën e tij të jetës dhe tani gjithçka mbetet te unë dhe stafi teknik për t’i integruar në një fuqi të përbashkët. Këtë herë kemi ftuar një grup më të gjerë për të menaxhuar rrezikun që paraqet pandemia, por edhe për të mbajtur vazhdimësinë në ekip për të ardhmen”.

Ramadani ka ftuar dy debutues.

“Për herë të parë kemi ftuar Armend Alajn, që garon në Bundesliga 2, një nga ligat më të forta në Evropë. Në aspektin luftarak, Armendi do të jetë një përforcim i madh për ne. Ka pjekuri të rrallë taktike dhe është i motivuar skajshmërisht. Për herë të parë na bashkohet edhe Festim Mustafa, që ka dhënë një kontribut madhështor për grupmoshat e reja. Festimi ishte lojtar kyç në kualifikimin në botërorin për juniorë dhe u dallua me punën e tij në këtë kampionat”, thekson Ramadani.

Ai ka besim të plotë te trajneri Cabanas.

“Fatkeqësisht për arsye të kufizimeve shtetërore nuk kam mundësi të bashkohem me ekipin, por e kam besimin e plotë në trajnerin Javier Cabanas, që është duke bërë një punë të shkëlqyeshme në Besa Famgas dhe ka shprehur vullnetin që të na ndihmojë në këtë rast”.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Besa Famgas nuk ka lejuar befasi duke fituar ndaj Trepçës, të mërkurën mbrëma. Ndeshja e …

Esma Muratoviq e ka udhëhequr Istogun drejt një tjetër fitoreje në Superligën e Kosovës në …

Edhe një ndeshje evropiane e kanë drejtuar gjyqtarët kosovarë të hendbollit. Të martën mbrëma në …

Në prag të grumbullimit të Kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet me Rumaninë, do të …

Superliga e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave vazhdon menjëherë të mërkurën (sot) me …

Besa Famgas nuk ka lejuar befasi duke fituar ndaj Trepçës, të mërkurën mbrëma. Ndeshja e luajtur në palestrën “Minatori” …

Esma Muratoviq e ka udhëhequr Istogun drejt një tjetër fitoreje në Superligën e Kosovës në hendboll. Istogu të mërkurën …

Edhe një ndeshje evropiane e kanë drejtuar gjyqtarët kosovarë të hendbollit. Të martën mbrëma në Shkup, Eshref Beqiri e …

Në prag të grumbullimit të Kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet me Rumaninë, do të zhvillohen ndeshjet e xhiros …

Superliga e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave vazhdon menjëherë të mërkurën (sot) me ndeshjet e javës së …

Lojtaret e Kosoves pershendesin njani tjetrin

Selektori i ri i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, ka shpallur të hënën listën për dy ndeshjet e ardhshme. …

Luigj Quni ne akcion per klubin e tij Amicitia Zurich

Luigj Quni me Amicitia Zurich ka arritur fitoren e dytë të edicionit në Superligën e Zvicrës. Në fitoren 26:25 …

Me vetëm një gol dallim ka fituar Ferizaj ndaj Samadrexhës, të dielën në ndeshjen përmbyllëse të javës së 14-të …