Selektori Shabani shpall listën për turneun në Turqi

Në foto shihen lojtaret e Kombëtares sonë bashkë me trajnerët e tyre.

Selektori i Kosovës në hendboll, Agron Shabani të martën ka shpallur listën e lojtareve që do t’i ketë në dispozicion gjatë turneut ndërkombëtar që prej 22 deri më 25 nëntor mbahet në Antalya të Turqisë.

Selektori Shabani ka ftuar 16 lojtare, disa prej tyre për herë të parë. Turneu ndërkombëtar që e organizon Federata turke, vlerësohet i mirëseardhur për kombëtaren tonë. Do të jetë rast i mirë për të provuar lojtaret e reja, për të rritur konkurrencën brenda ekipit e po ashtu për të ngritur edhe më tej nivelin e lojës nga kombëtarja jonë.

Kombëtaren në Turqi e udhëheq kapitenja Leonora Demaj, ndërsa do të jenë edhe lojtaret tjera të rëndësishme si Mirela Gjikokaj, Njomza Kelmendi, Albina Rugova, Shkurta Mehmeti, Veronika Kastrati, Aida Stagova, Marijeta Lekaj. Tashmë të drejtën për të luajtur për Kosovën e ka fituar Suzana Ujkiq, që do të jetë me Kombëtare në Antalya, ndërsa selektori Shabani rastin sërish ia ka dhënë Areta Istrefit që bënë karrierë në Gjermani. Blerta Ahmetxhekaj, Arrita Kursani, Arlinda Hajdari, Rinesa Uka, Mirjeta Bytyqi e Marigona Hajdari janë emra të rinjë në Kombëtare.

Kombëtarja jonë ndeshjen e parë e luan më 23 nëntor ndaj Italisë, nga ora 9:30. Të njëjtën ditë (19:00) takohet me Kombëtaren B të Turqisë. Më 24 nëntor nga ora 19:00 është ndeshja Kosova – Turqia A, ndërsa më 25 nëntor vajzat tona luajnë me Maqedoninë Veriore, nga ora 17:00.

Turneu “2019 Antalya International Preparatory Tournament” do t’i shërbejë shumë kombëtares tonë para ndeshjeve që i luajmë në mars ndaj Bjellorusisë në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020”. Me Bjellorusinë, kombëtarja jonë e kërkon suksesin.

Në turneun në Turqi kombëtares sonë i mungojnë lojtare shumë të rëndësishme si Albana Arifi, Aurora Shehdadi, Dorentina Osmani, Elma Kameri, Fitore Aliu, Ardiana Merditaj, Meltem Ylberi e ndonjë tjetër. Por do të jetë rast i mirë për lojtaret e reja që të dëshmohen. 

Lista e Kombëtares së Kosovës 

Family NameFirst NameClub
AhmetxhekajBlertaKHF Istogu
UjkicSuzanaKHF Istogu
IstrefiAretaPSV RECKLINGHAUSEN (GER)
MehmetiShkurtaKHF Prishtina
KursaniArritaKHF Vellaznimi
HajdariArlindaRongkobing Handbold (DEN)
KelmendiNjomzaKHF Vushtrria
RugovaAlbinaKHF Istogu
UkaRinesaKHF Prishtina
StagovaAidaKHF Prishtina
GjikokajMirelaFollo HK Damer (NOR)
DemajLeonoraSønderjyske Damehåndbold (DEN)
LekajMarijetaŽrk Murvica – Crikvenica (CRO)
KastratiVeronikaEllingsrud IL håndball (NOR)
BytyqiMirjetaZRK MLINOTEST AJDOVSCINA(SLO)
HajdariMarigonaRongkobing Handbold (DEN)

Lajme tjera