Të premten (dje) është mbajtur Këshillimi, përkatësisht seminari për gjyqtarë, vëzhgues-kontrollues, trajnerë dhe përfaqësues zyrtar të klubeve, në prag të fillimit të stinorit pranveror në kampionatin e Kosovës në hendboll. Seminari është mbajtur në Prishtinë, ndërsa ka ligjëruar Dragan Nachevski, lektor nga Federata Evropiane e Hendbollit.
Ai ka ligjëruar për ndryshimet në rregullat e hendbollit dhe për praktikimin e tyre. Ligjërata e lektorit Nachevski është përcjellur me shumë vëmendje nga 60 të pranishmit në seminar.
Fahredin Hashani, kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve të Hendbollit të Kosovës e ka vlerësuar shumë të suksesshëm seminarin. Ai ka thënë se temat e shtjelluara do të shërbejnë shumë për zyrtarët në pjesën e dytë të kampionatit. Seminarin e ka organizuar Shoqata e Gjyqtarëve të Hendbollit së bashku me Federatën e Hendbollit të Kosovës.