Ka përfunduar të dielën seminari qendror për gjyqtarët e hendbollit dhe për vëzhgues/kontrolluesit e ndeshjeve të hendbollit kosovar. Për dy ditë seminari është mbajtur në Prishtinë, ndërsa nga përgjegjësit është vlerësuar shumë i suksesshëm.
Pjesëmarrës ishin shumica e gjyqtarëve dhe vëzhgues/kontrolluesve.
Seminarin e ka organizuar Shoqata e Gjyqtarëve të Hendbollit të Kosovës, ndërsa kanë ligjëruar Shqipe Bajçinca – Brestovci dhe Fahredin Hashani.
Bajçinca – Brestovci dhe Hashani janë delegatë me përvojë të Federatës Evropiane të Hendbollit.
Informatat që ata dhanë janë shumë të vlefshme në prag të edicionit të ri të garave në hendbollin kosovar.