Ka përfunduar të dielën seminari për gjyqtarët dhe vëzhgues-kontrolluesit e hendbollit kosovar. Seminari nisi të premten, ndërsa është vlerësuar shumë i suksesshëm.
Janë shtjelluar tema të rëndësishme për punën e gjyqtarëve të hendbollit si dhe të vëzhguesve dhe kontrolluesve.
Ligjërues ishte eksperti i Federatës Evropiane të Hendbollit, slloveni Tomo Vodopivec, që ka prezantuar informata shumë të rëndësishme për zyrtarët e ndeshjeve.
Me diskutimet dhe pyetjet konstruktive, mbarëvajtjes së seminarit i kanë shërbyer edhe gjyqtarët dhe vëzhguesit tanë.