Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Seminar shumë i suksesshëm për gjyqtarët e hendbollit

Të enjten pasdite në Prishtinë është mbajtur seminari për gjyqtarë dhe vëzhgues/kontrollues të hendbollit kosovar. Pos gjyqtarëve dhe vëzhguesve të pranishëm ishin edhe shumë trajnerë.
Për pjesëmarrësit ka ligjëruar Dragan Naçevski, përgjegjës për referim në Federatën Evropiane të Hendbollit. Është ligjëruar për tema të ndryshme që kanë të bëjnë me rregullat e ndryshuara të hendbollit. Pjesëmarrësit me pyetje dhe diskutime të ndryshme kanë dhënë kontributin e tyre që seminari të jetë shumë i suksesshëm.