Seminari i trajnerëve, shumë i suksesshëm

Ka përfunduar seminari për trajnerë, që është vlerësuar shumë i suksesshëm. Seminarin e ka organizuar Shoqata e Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës, ndërsa është mbajtur të shtunën e të dielën në Rahovec. Interesimi i trajnerëve kosovarë të hendbollit ishte i madh, ndërsa gjatë dy ditëve në teori dhe në praktikë janë shtjelluar tema me rëndësi për zejen e trajnerit. Për trajnerët kosovarë ka ligjëruar lektorja nga Federata Evropiane e Hendbollit, Lidija Bojiq Çaçiq. Seminari është organizuar në kuadër të shkollimit të trajnerëve, në bazë të RINCK Konventës.

Lajme tjera