Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Seminari për trajnerë mbahet në Istog

Shoqata e Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës e organizon seminarin për trajnerë në prag të edicionit të ri të garave në hendbollin kosovar. Seminari do të mbahet më 9 dhe 10 shtator në “Hotel Trofta” në Istog. Pjesa praktike e seminarit do të mbahet në palestrën e Istogut.
Për trajnerët kosovarë të hendbollit do të ligjërojë ekspertja e Federatës Evropiane të Hendbollit, Lidija Bojiq Çaçiq.
Do të ligjërohet për tema të ndryshme, bazuar në trendet e fundit të hendbollit ndërkombëtar. Pjesëmarrja në seminar është obligative për të gjithë trajnerët kosovarë të hendbollit. Ky seminar do të llogaritet si pjesë e shkollimit në bazë të RINCK Konventës.
Seminari mbahet një javë para ndeshjeve për Superkupë. Në fakt ndeshjet e Superkupës është dashur të zhvillohen më 9 e 10 shtator, por janë shtyrë për 16 apo 17 shtator. Ndërsa Superliga në të dy konkurrencat fillon më 23/24 shtator.