Senioret të dielen përballen sërish me Bjellorusinë

Përfaqësuesja A e Kosovës në hendboll për femra, të dielen (nesër) e luan edhe një ndeshje në fazën e dytë kualifikuese për “Euro 2018”. Në kuadër të grupit të shtatë, Kosova luan ndaj Bjellorusisë. Ndeshja luhet në Minsk dhe nis në ora 15:00.

Kosova e Bjellorusia janë takuar edhe të mërkurën në Prishtinë. Fitore shënuan bjelloruset me 31:22, por paraqitja e Kosovës u vlerësua pozitivisht. Kosova më parë ka humbur ndeshjet nga Hungaria dhe Holanda dhe është e fundit në grup. Por vetë paraqitja në fazën e dytë kualifikuese vlerësohet sukses. Për herë të parë Kosova ka kaluar fazën e parë dhe në këto ndeshje me kundërsharë shumë të fortë, po fiton përvojë. Përfaqësuesja A të shtunën ka udhëtuar për në Minsk.

Lajme tjera