Shabani pret ndeshje tjetër të vështirë

Selektori Agron Shabani është duke përgatitur ekipin për ndeshjen e fundit të fazës së dytë të kualifikimeve për Evropianin e hendbollisteve që mbahet këtë vit. Hendbollistet e Kosovës të premten (nesër) udhëtojnë për në Holandë ku të shtunën përballen me përfaqësuesen e këtij vendi. Ndeshja do të luhet në qytetin Almere nga ora 15:00.

Holanda të enjten mbrëma shënoi fitore të vështirë ndaj Bjellorusisë me një gol dallim, 29:28. Me këtë fitore Holanda ka siguruar kualifikimin në Evropian, së bashku me Hungarinë. Të dy përfaqësueset i kanë nga tetë pikë në krye të grupit të shtatë. Bjellorusia është e treta me katër pikë, ndërsa Kosova e fundit pa pikë të tubuar. Por ndeshjet me kombëtaret shumë të forta evropiane vlerësohet se do t’i ndihmojnë shumë Kosovës për të ardhmen.

Kombëtarja jonë të mërkurën në Ferizaj humbi nga Hungaria me rezultat 37:15.
“Dje ishte një ndeshje e vështirë për vajzat tona. Në fillim i bëmë disa gabime, nuk nisëm lojën si duhet. Poashtu u vërejt mungesa e disa lojtareve të rëndësishme të komëbtares. Por prap në pjesën e dytë vajzat fituan vetëbesimin dhe treguan lojë më të mirë, duke iu falenderuar edhe përkrahjes së madhe të shikuesve në palestër”, ka thënë selektori Shabani të enjten.

“Nesër udhëtojmë për në Holandë, ku do të luhet loja e fundit kualifikuese kundër një ekipi me renome. Do të jetë vështirë për ne, për shkak të mungesës së disa lojtareve, por nuk do të dorëzohemi. Shpresoj në lojë të mirë, rezultati nuk është me rëndësi”, ka theksuar Shabani.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, Agron Shabani, ka publikuar të hënën …

Kapiteni Valon Dedaj është i motivuar për ta udhëhequr lojën e Kombëtares së Kosovës në …

Shqiponja e Gjakovës e organizon edhe këtë vit turneun tradicional për hendbolliste. Në kuadër të …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen e së mërkurës ndaj Rumanisë. …

Të dielën u luajtën dy ndeshjet e fundit të javës së 16-të të Superligës së …

Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, Agron Shabani, ka publikuar të hënën listën për ndeshjet kualifikuese …

Kapiteni Valon Dedaj është i motivuar për ta udhëhequr lojën e Kombëtares së Kosovës në ndeshjen e së mërkurës …

Shqiponja e Gjakovës e organizon edhe këtë vit turneun tradicional për hendbolliste. Në kuadër të festave të marsit, Shqiponja …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen e së mërkurës ndaj Rumanisë. Hendbollistët tanë kanë zhvilluar …

Të dielën u luajtën dy ndeshjet e fundit të javës së 16-të të Superligës së hendbollisteve.Ashtu si pritej, Prishtina …

Me vetëm një gol dallim ka përfunduar ndeshja e javës së 20-të të Superligës B në mes të Zhegrës …

Llapi nuk ka lejuar befasi dhe ka fituar thellë ndaj Prizrenit. Ndeshja e parë e javës së 20-të të …

Ferizaj e ka fituar derbin e qytetit të hendbollit ndaj Kastriotit. Ndeshja e javës së 16-të të Superligës së …