Shabani pret ndeshje tjetër të vështirë

Selektori Agron Shabani është duke përgatitur ekipin për ndeshjen e fundit të fazës së dytë të kualifikimeve për Evropianin e hendbollisteve që mbahet këtë vit. Hendbollistet e Kosovës të premten (nesër) udhëtojnë për në Holandë ku të shtunën përballen me përfaqësuesen e këtij vendi. Ndeshja do të luhet në qytetin Almere nga ora 15:00. Holanda […]

Bardh Berisha, portier shtesë për kombëtaren U-20

Ekipet kombëtare të Kosovës në hendboll vazhdojnë të jenë joshëse për lojtarët me rrënjë nga Kosova që kanë lindur e janë zhvilluar në vende evropiane. Numër i madh i lojtarëve të klubeve evropiane po i bashkohen Kombëtares U-20, por natyrisht vetëm më të mirët do të përzgjedhen për të luajtur, ndërsa e drejta e përzgjedhjes […]

Adrian Halili përforcon Kombëtaren U-20

Hendbollisti perspektiv i skuadrës gjermane HSG Ostsee N/G, Adrian Halili, nga e mërkura (dje) është pjesë e Kombëtares U-20 të Kosovës. Me Halilin, Kombëtarja U-20 vlerësohet se fiton një hendbollist cilësor që luan në pozitën e pivotit (lojtarit të vijës). Ai ka gjatësi prej 187 centimetra dhe është i lindur në vitin 1999. Kombëtarja U-20, […]

Kombëtarja po bënë hapa para

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) po bënë hapa para. Dëshmi për këtë është edhe rezultati i ndeshjes së luajtur të mërkurën mbrëma në Ferizaj në mes Kosovës e Hungarisë, njërës prej kombëtareve më të fuqishme evropiane. Ndeshja përfundoi me fitoren e pritur të Hungarisë me rezultat 37:15, por kombëtarja jonë është paraqitur më mirë […]