Shkëlqejnë Pashke Marku e Sara Rexhepi

Skuadra zvicerane, Kreuzlingen, ka fituar 27:24 ndaj UGF Stockerau (Austri), në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane. Në ndeshjen e luajtur të shtunën në Zvicër, ka shkëlqyer reprezentuesja e Kosovës, Pashke Marku. Ajo ka pasur efikasitet të lartë duke shënuar 9 gola nga 13 tentime.
Motrat Sara e Rina Rexhepi po vazhdojnë me paraqitje të mira në Ligën B të Danimarkës. Të shtunën Sara e Rina me skuadrën AGF Handbold fituan 28:25 ndaj Lungbyt. Sara ishte më efikasja në ndeshje me 8 gola. 2 gola në fitore i shtoi Rina Rexhepi, që luajti përkundër telasheve shëndetësore që i kishte.
Në të njëjtën ligë fitore ka shënuar edhe Njoma Zogaj me skuadrën Aalborg. Aalborgu fitoi 38:32 ndaj Bjerringbros. Zogaj i shënoi dy gola.
Në elitën daneze, Marigona Hajdari realizoi dy gola e tri asistime për Ringkobingun që humbi 26:24 nga Silkeborgu. Në përbërje të Ringkobingut ishte edhe Leonora Demaj.

Në raundin e dytë të Kupës Evropiane është paraqitur edhe skuadra sllovene, Mlinotest Ajdovshçina. Mlinotesti u përball me skuadrën norvegjeze, Kristianstand, ndërsa dy ndeshjet u luajtën në Slloveni. Ndeshja e parë përfundoi 26:26, ndërsa në të dytën Kristianstadi fitoi 20:19 dhe avancoi tutje. Mirjeta Bytyqi shënoi 2 gola në ndeshjen e parë. Në ndeshjen e dytë Mirjeta e shënoi një gol.

Lajme tjera