Shkëlqimi i Kosovës vazhdon edhe në ditën e dytë

Organizimi i IHF Trophy Intercontinental në Prishtinë po del të jetë fitore e madhe për hendbollin dhe sportin kosovar në përgjithësi.

Pas suksesit që të mërkurën arriti kombëtarja U21, duke fituar thellë ndaj Taipeit Kinez, shkëlqimi i Kosovës në këtë ngjarje me peshë të Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, ka vazhduar edhe të enjten. Ishte kombëtarja e të rinjëve (U19), që shënoi  fitore shumë të thellë ndaj Zelandës së Re. 41:14 në të mirë të Kosovës ishte rezultati i takimit të luajtur në Pallatin e Rinisë dhe Sportit.

Djelmoshat kosovarë kanë dominuar prej fillimit dhe në fund fitorja ishte shumë bindëse. Për Kosovën U19 ishte ndeshja e parë në kuadër të grupit B. Ndeshja e fundit e këtij grupi luhet të premten (nesër) nga ora 17:00, ndërsa takohen Kanada e Kosova. Kanada të mërkurën fitoi ndaj Zelandës së Re (37:10), kështu që ndeshja e fundit do të vendos për vendin e parë në grup.

Në grupin A te grupmosha U19 të enjten u luajt ndeshja Taipei Kinez – Nigeria. Fitore shënoi Taipei Kinez me rezultat 36:18. Taipei Kinez të mërkurën kishte mposhtur Paraguajin me rezultat 28:22. Kështu ndeshja e nesërme mes Nigerisë e Paraguajit, që luhet nga ora 13:00, do të vendos për vendin e dytë në grup.

Te U21 të enjten u luajtën poashtu dy ndeshje. Ndeshjen më dramatike të deritashme në mes të Taipeit Kinez dhe Nigerisë e ka fituar Taipei Kinez me rezultat 30:29. Kjo ishte ndeshje e grupit A, ku bënë pjesë edhe Kosova. Nesër është ndeshja Nigeria – Kosova (19:00). Në grupin B të enjten u takuan Australia e Paraguaji. Fitore shënoi Paraguaji me rezultat 32:19. Nesër është takimi Paraguaji – SHBA (15:00), që vendos për vendin e parë në grup.

Kosova U19 – Zelanda e Re U19  41:14

Kosova U19: Gentian Mani, Arben Berisha 2, Florian Rexha 5, Vilson Gojani 1, Bledon Maloku 1, Adonit Isufi 8, Arbër Neziri 4, Agon Selmani 1, Elion Vokshi 4, Ylli Muqolli 7, Rikard Quni 4, Ermal Dukaj 2, Leonard Muqolli, Besnik Bytyqi 2

IHF Trophy Intercontinental U19

Grupi A

Paraguaji – Taipei Kinez 22:38

Taipei Kinez – Nigeria 36:18

Nigeria – Paraguaji  (e premte, 13:00)

Grupi B

Zelanda e Re – Kanada 10:37

Kosova – Zelanda e Re 41:14

Kanada – Kosova (e premte 17:00)

IHF Trophy Intercontinental U21

Grupi A

Kosova – Taipei Kinez 31:23

Taipei Kinez – Nigeria 30:29

Nigeria – Kosova (e premte, 19:00)

Grupi B

SHBA – Australia 31:20

Australia – Paraguaji 19:32

Paraguaji – SHBA (e premte, 15:00)

Lajme tjera