Shorti përcakton që skuadrat favorite të jenë mysafire

Skuadrat favorite për vend në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll (vajzat) janë mysafire në ndeshjet çerekfinale. Kështu ka vendosur shorti i tërhequr të martën pasdite në lokalet e Federatës së Henbollit të Kosovës.
Fituesi në fuqi i Kupës, Istogu, do të luaj në Ferizaj ndaj Kastriotit.
Ferizaj do të jetë mysafir i Vëllaznimit në Gjakovë, derisa Prishtina luan në Deçan ndaj Jusuf Gërvallës.
Në Gjakovë luan edhe Vushtrria, që është mysafire e Shqiponjës.
Ndeshjet luhen më 22 e 23 mars.

Lajme tjera