Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Shqiponja kalon Kastriotin, takohet me Prishtinën në gjysmëfinale

Vend në gjysmëfinale të Ligës së Pioniereve ka bërë edhe Shqiponja e Gjakovës. Në ndeshjen çerekfinale, të shtunën paradite në Gjakovë, Shqiponja e mposhti Kastriotin e Ferizajt. Ndeshja përfundoi me rezultat 30:24 në të mirë të Shqiponjës.

Pjesa e parë ishte më e përafërt. Përfundoi 9:6 për gjakovaret. Pas pjesës së dytë rezultati ishte bindës, 21:13.

Orgesa Gola i shënoi 9 gola për Shqiponjën. Medina Musa shënoi 8 herë, derisa 7 gola i realizoi Verona Hasimaj.

Te Kastrioti, Verona Muhaxheri realizoi 12 gola. Nga 5 i kishin Bulëza Maksuti e Alisa Sylejmani.

Në gjysmëfinale, të dielën nga ora 12:00, Shqiponja takohet me Prishtinën.