Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Shqiponja, kampione në Ligën e Pioniereve

Shqiponja e Gjakovës është kampione e Kosovës në hendboll në konkurrencën e pioniereve. Në finale të turneut përfundimtar, të hënën, Shqiponja e mposhti Samadrexhën me rezultat 22:15. Turneu final, përkatësisht Final8, është zhvilluar në Gjakovë. Pas minutës së 15-të skuadra gjakovare nisi shkëputjen. Dhe pas rezultatit 6:6, Shqiponja kaloi në epërsi 12:6. Më pas gjakovaret kanë mbajtur epërsinë deri në fund. Orgesa Gola shënoi 11 gola për Shqiponjën, ndërsa nëntë i kishte Jonesa Bajrami. Dy gola i kishte Rona Konaj. Te Samadrexha, tetë gola i shënoi Aulona Maloku. Pesë i kishte Elisa Krasniqi, ndërsa nga një e shënuan Arisa Basholli e Ardiola Surdulli. Te të dy skuadrat jaë paraqitur skuadra me shumë potencial për të ardhmen. Vendin e tretë e zuri Vushtrria. Për vend të tretë vushtrriaset fituan ndaj Ferizajt me rezultat 31:17.