Shqiponja largohet me fitore nga Samadrexha

Shqiponja e Gjakovës ka fituar në kuadër të javës së tretë të Superligës së hendbollisteve. Të dielën, Shqiponja fitoi 35:32 ndeshjen ndaj Samadexhës. Takimi është luajtur në palestrën në Samadrexhë.
Pas pjesës së parë rezultati ishte 16:14 për gjakovaret. Vetën në fazën finale të ndeshjes Shqiponja ka bërë shkëputjen në rezultat.
Argoneta Goqi udhëhoqi Shqiponjën me 17 gola. 6 i shënoi Shpresa Fazlija. Arlinda Maloku shënoi 11 gola për Samadrexhën. 7 i kishte Fatime Basholli.
Shqiponja është e gjashta me 4 pikë. Samadrexha renditet e nënta me 2 pikë.
Fitoren e parë në Superligë e shënoi Vjosa. Në ndeshjen e luajtur në Shtime, Vjosa fitoi ndaj Dritës me rezultat 31:8.

Lajme tjera