Shqiponja sfidon liderin

Nuk ka ndeshje derbi të skuadrave të kreut në javën e dhjetë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).

Ndeshjet e xhiros së dhjetë luhen të mërkurën, të enjten e të premten. Lideri, Istogu, të enjten nga ora 14:30 luan ndaj Shqiponjës në Gjakovë. Istogu ka fituar nëntë ndeshjet e deritashme dhe udhëheq në tabelë me 18 pikë.

Shqiponja është e gjashta me 10 pikë. Të mërkurën janë ndeshjet Drita – Vëllaznimi (16:30), Samadrexha – Prishtina (17:00), Vushtrria – Jusuf Gërvalla (16:00).

Të enjten është edhe ndeshja në mes të Kastriotit e KEK-ut (16:30), kurse xhiroja përmbyllet me ndeshjen Ferizaj – Vjosa, që luhet të premten nga ora 16:30.

Lajme tjera