Shtyhen ndeshjet e Kosovës me Bjellorusinë

Në foto shihet një lojtare e Kombëtares sonë me top në dorë duke u munduar të shënojë gol, mbrapa saj është një bashkëlojtare, dhe tri lojtare te ekipit kundërshtar, kurse përballë ka portieren e ekipit kundërshtar duke tentuar ta bllokoje gjuajtjen e saj.

Janë shtyrë ndeshjet që Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave është dashur t’i luajë në fund të këtij muaji.

Kosova më 25 mars është dashur të pres Bjellorusinë në Prishtinë, ndërsa më 29 mars në Minsk është dashur të luhet ndeshja Bjellorusia – Kosova.Por Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) të premten ka vendosur që këto ndeshje të shtyhen dhe të luhen në javën e parë të qershorit.

Në fakt janë shtyrë të gjitha ndeshjet kualifikuese të xhiros së tretë dhe të katërt që është dashur të luhen më 25\26 mars dhe 28\29 mars.Federata jonë ka kërkuar shtyrjen e këtyre ndeshjeve nga EHF-ja.

Federata Evropiane vendosi që të shtyjë të gjitha ndeshjet kualifikuese, por edhe ndeshje tjera evropiane të hendbollit. Nuk do të luhen ndeshje evropiane të hendbollit deri më 12 prill. Ky vendim është marrë në kuadër të masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Tani ndeshja e ardhshme e hendbollisteve të kombëtares sonë është ajo ndaj Sllovenisë që do të luhet më 27 maj në Prishtinë. Më 31 maj është ndeshja Gjermania – Kosova, ndërsa në javën e parë të qershorit duhet të luhen dy ndeshjet me Bjellorusinë.

Janë këto ndeshje të fazës së dytë eliminatore për “Euro 2020”.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Istogu e ka fituar titullin e kampionit të Kosovës në hendboll në grupmoshën e kadeteve …

Istogu e ka fituar ndeshjen e parë finale të plejofit në Superligën e hendbollisteve. Të …

Besa Famgas e Prishtina kanë zhvilluar një ndeshje shumë të fortë të shtunën pasdite në …

Është nënshkruar sot memorandumi i bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Memorandumi është …

Pas dy ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, është koha për finalen e plejofit në Superligën …

Istogu e ka fituar titullin e kampionit të Kosovës në hendboll në grupmoshën e kadeteve (U18). Istogu në 22 …

Istogu e ka fituar ndeshjen e parë finale të plejofit në Superligën e hendbollisteve. Të shtunën mbrëma në Istog, …

Besa Famgas e Prishtina kanë zhvilluar një ndeshje shumë të fortë të shtunën pasdite në palestrën “Karagaçi” në Pejë. …

Është nënshkruar sot memorandumi i bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Memorandumi është nënshkruar në kabinetin e …

Pas dy ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, është koha për finalen e plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll …

Të shtunën luhet ndeshja e parë e finales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të …

Skuadrat favorite, Besa Famgas e Prishtina kanë shmangur përballjen mes tyre në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës …

Vushtrria e Istogu do të takohen në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të …

Federata e Hendbollit e Kosovës

House of Sport

Kati II nr. 15
Agim Ramadani nr.253
10000 Prishtina
Kosova

Tel: +383 38 248 759

Për ne

Garat

Përfaqësueset

Shoqatat

© Copyright - Kosova Handball Federation

Made in Kosova