Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Shtyhet fillimi i edicionit të ri në Superligën e hendbollistëve

Është shtyrë fillimi i edicionit 2021/2022 në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Edicioni i ri është dashur të filloj më 11 shtator, por Federata e Hendbollit e Kosovës ka vendosur që ndeshjet e xhiros së parë të luhen më 22 e 23 shtator.

Ky vendim u mor për shkak të pjesësmarrjes së skuadrave në garat evropiane. Plot tri skuadra të Superligës kanë ndeshje evropiane më 11/12 dhe 18/19 shtator. Kjo nënkupton se shumë ndeshje do të shtyheshin, ndërsa u vendos që kampionati të nis pak më vonë, menjëherë pas ndeshjeve të xhiros së parë të Kupës Evropiane. Fillimi i kampionatit është shtyrë edhe për shkak të situatës së rënduar me COVID-19, përkatësisht për kryerjen e kontrollimeve mjekësore dhe vaksinimin. FHK-ja njëherit apelon te klubet që të vaksinojnë lojtarët dhe të gjithë stafin, në luftë ndaj pandemisë.

Ndërkohë Superliga e vajzave do të filloj më 18 shtator.
Skuadrat tona janë në vlugun e përgatitjeve për paraqitje të suksesshme në skenën evropiane, por edhe për edicionin e ri të Superligës.