Skuadra e kreut nuk pritet të ketë telashe

Lideri Istogu dhe skuadrat tjera të kreut të tabelës, nuk pritet të kenë telashe në javën e nëntë të Superligës së hendbollisteve.

Ndeshjet e javës së nëntë luhen këtë fundjavë.

Istogu, që ka fituar tetë ndeshjet e deritashme, luan të dielën nga ora 12:30 si mysafir i Vjosës. Vjosa është e dhjeta me 2 pikë.

Vushtrria, që renditet e dyta me 14 pikë, është mysafire e KEK-ut në Obiliq, të dielën nga ora 13:30.

Ndërkohë Prishtina e vendit të tretë (14 pikë), e pret Dritën e Gjilanit. Kjo ndeshje është të shtunën nga ora 13:30. Drita është e parafundit me 2 pikë, kurse KEK-u i fundit dhe në pritje të pikëve të para.

Të shtunën janë edhe ndeshjet Kastrioti – Shqiponja (15:00) dhe Jusuf Gërvalla – Samadrexha (13:00). Të dielën është edhe takimi Vëllaznimi – Ferizaj (14:00).

Në Ligën e parë të hendbollisteve zhvillohet java e shtatë. Të shtunën është takimi CLICK – Dukagjini (17:00) kurse të dielën (11:00) janë dy ndeshjet tjera: Ulpiana – Prizreni, Trepça – Llapusha.

Lajme tjera