Skuadrat e femrave të gatshme për stinorin pranveror

Fundjavën që vjen fillon stinori pranveror edhe në Superligën e Kosovës në konkurrencë të femrave.

Të shtunën e të dielën (15\16 shkurt) zhvillohen ndeshjet e xhiros së dhjetë. Skuadrat e hendbollisteve kanë nisur me kohë stërvitjet dhe janë të gatshme për vazhdim të kampionatit.

Pritet të zhvillohet garë e fortë për titull, ku janë të përfshira disa skuadra.

Në kampionatin e hendbollisteve luhen 18 xhiro e më pas luhet plejofi. Në plejof katër skuadrat e para në tabelë pas pjesës së rregullt, luftojnë për titull të kampionit.

Java 10

Vëllaznimi – Prishtina
Ferizaj – Jusuf Gërvalla
Shqiponja – Kastrioti
Vushtrria – Drita
Istogu – Samadrexha

Lajme tjera