Skuadrat e kreut para fitoreve të reja

Ndeshjet e javës së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave luhen të shtunën e të dielën. Skuadrat e kreut të tabelës nuk pritet të kenë telashe për të fituar pikë të reja.

Lideri, Istogu, është mysafir i Samadrexhës, të dielën nga ora 17:00. Istogu udhëheq me 24 pikë ndërsa Samadrexha është e shtata me 10 pikë.

Të dielën luhen edhe takimet KEK-u – Prishtina (14:30), Kastrioti – Vëllaznimi (16:00), Vushtrria – Vjosa (17:00). Prishtina, Kastrioti dhe Vushtrria janë favoritë të mëdhenj.

Të shtunën janë ndeshjet Jusuf Gërvalla – Shqiponja (12:30) dhe Drita – Ferizaj (12:30).

Lajme tjera