Besa Famgas, Kastrioti e Prishtina janë favoritë në ndeshjet e javës së tretë të Superligës së Kosovës në hendboll për meshkuj. Të tri skuadrat janë mysafire në ndeshjet e vikendit. Kampioni Besa Famgas të dielen nga ora 17:00 takohet me Vëllaznimin në Gjakovë. Besa ka fituar pa problem dy ndeshjet e para dhe ndanë vendin e parë me Kastriotin e Dritën që poashtu i kanë nga katër pikë. Vëllaznimi është i katërti me tri pikë. Ka një fitore e një barazim.
Tri ndeshje tjera të javës së tretë luhen të shtunën. Prishtina favorizohet për ndeshjen ndaj Trepçës në Mitrovicë, që fillon në ora 17:30.Trepça i ka humbur dy ndeshjet e para, derisa Prishtina ka një humbje e një fitore. Kastrioti i Ferizajt është mysafir i Drenicës, që ka një fitore e një humbje. Kjo ndeshje luhet nga ora 19:00.
Rivalitet dukshëm më të madh pritet të ketë në ndeshjen tjetër që luhet të shtunën nga ora 19:00, Zhegra – Vushtrria. Dy skuadrat janë në kërkim të fitoreve të para dhe e kërkojnë rastin në këtë takim.
Ndeshja mes Samadrexhës dhe Dritës luhet gjatë javës së ardhshme.