Slloveni Vodopivec ligjëron në seminarin për gjyqtarë dhe vëzhgues-kontrollues

Federata e Hendbollit e Kosovës dhe shoqatat e saj po i bëjnë të gjitha përgatitjet për fillimin e mbarë të stinorit pranveror. Në kuadër të përgatitjeve, Shoqata e Gjyqtarëve të Hendbollit të Kosovës në bashkëpunim me FHK-në e organizojnë seminarin për gjyqtarët dhe vëzhgues-kontrolluesit e hendbollit kosovar.
Seminari është obligativ, ndërsa mbahet prej të premtes deri të dielën (3-5 shkurt) në Hotel International Prishtina. Ligjërues do të jetë lektori i EHF-së nga Sllovenia, Tomo Vodopivec.
Vodopivec është ekspert i dalluar, ndërsa është vëzhgues dhe ligjërues i EHF-së. Gjatë seminarit do të trajtohen tema të ndryshme që kanë të bëjnë me punën e gjyqtarëve dhe vëzhgues-kontrolluesve.

Lajme tjera