Sllovenia fiton bindshëm dhe kalon në fazën e dytë

Sllovenia është përfaqësuesja e fundit që ka siguruar kalimin në raundin e dytë të kampionatit evropian të hendbollit që po mbahet në Kroaci. Të mërkurën mbrëma në Zagreb, Sllovenia e mposhti bindshëm Malin e Zi për të siguruar vend në grupin II të raundit kryesor të evropianit.

Sllovenia u kualifikua si e treta në grupin C, ndërsa ndeshja me Malin e Zi ishte vendimtare. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 14:13 për sllovenët, që në pjesën e dytë falë mbrojtjes së fortë dhe aksioneve efikase në sulm ia dolën të rrisin epërsinë. Në fund rezultati ishte 28:19 për Slloveninë.

Mali i Zi mbeti pa pikë dhe u eliminua. Përballja e vlefshme për vend të parë në grupin C të fazës preliminare mes Maqedonisë dhe Gjermanisë përfundoi baras, 25:25. Ky rezultat i konvenoi Maqedonisë që siguroi vendin e parë në grup. Maqedonia në tri ndeshje mblodhi pesë pikë, Gjermania katër ndërsa Sllovenia tri.

Të mërkurën janë luajtur ndeshjet e fundit edhe në grupin D të fazës preliminare. Në fazën e dytë nga ky grup kanë kaluar Spanja, Danimarka e Çekia. Të tri përfaqësueset kanë mbledhur nga katër pikë. Prej këtij grupi u eliminua Hungaria, që mbeti pa pikë.

Hungaria e humbi ndeshjen vendimtare nga Çekia me rezultat 33:27. Ndërsa derbi mes Spanjës e Danimarkës u fitua nga danezët me 25:22.

Kështu në grupin II të raundit kryesor do të garojnë Maqedonia, Spanja, Danimarka, Gjermania, Çekia e Sllovenia. Maqedonia fillon fazën e dytë me tri pikë, Spanja, Danimarka, Gjermania e Çekia me nga dy, ndërsa Sllovenia me një pikë.

Të enjten luhen ndeshjet e para në grupin I të raundit kryesor (Main Round). Në këtë grup bëjnë pjesë Suedia, Franca, Kroacia, Norvegjia, Bjellorusia e Serbia. Nga ora18:15 takohen Serbia me Norvegjinë, ndërsa nga ora 20:30 luajnë Kroacia e Bjellorusia.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Selektori i ri i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, ka shpallur të hënën listën për …

Luigj Quni me Amicitia Zurich ka arritur fitoren e dytë të edicionit në Superligën e …

Me vetëm një gol dallim ka fituar Ferizaj ndaj Samadrexhës, të dielën në ndeshjen përmbyllëse …

Pas dy humbjeve, Trepça është kthyer te fitorja të dielën. Në kuadër të javës së …

Istogu ka vazhduar me fitore në Superligën e hendbollisteve. Në derbin e xhiros së 14-të, …

Selektori i ri i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, ka shpallur të hënën listën për dy ndeshjet e ardhshme. …

Luigj Quni ne akcion per klubin e tij Amicitia Zurich

Luigj Quni me Amicitia Zurich ka arritur fitoren e dytë të edicionit në Superligën e Zvicrës. Në fitoren 26:25 …

Me vetëm një gol dallim ka fituar Ferizaj ndaj Samadrexhës, të dielën në ndeshjen përmbyllëse të javës së 14-të …

Pas dy humbjeve, Trepça është kthyer te fitorja të dielën. Në kuadër të javës së 20-të kampionale, përkatësisht javës …

Istogu ka vazhduar me fitore në Superligën e hendbollisteve. Në derbin e xhiros së 14-të, Istogu të shtunën e …

Vushtrria ka arritur fitore të rëndësishme në garën për mbetjen në elitën e hendbollit kosovar. Të shtunën në kuadër …

Besa Famgas nuk po ka të ndalur në këtë edicion të Superligës së Kosovës në hendboll. Të shtunën në …

Istogu – Vushtrria është kryendeshja e javës së 14-të në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të fermave. …