Sot derbi i madh i Superligës, transmetohet në 21 Plus

Të premten (sot) luhet derbi aktualisht më i madh në hendbollin kosovar në mes të Prishtinës dhe Besa Famgasit. Ndeshja luhet nga ora 17:30 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë dhe i takon xhiros së gjashtë të Superligës.
Besa Famgas e Prishtina i kanë nga 10 pikë dhe mbajnë dy pozitat e para në tabelë. Dy skuadrat kanë në përbërje reprezentues të shumtë dhe pritet ndeshje cilësorë. Ndeshja luhet pa praninë e shikuesve, por momentet dramatike nuk pritet të mungojnë.
Ndeshjet tjera të javës së gjashtë janë luajtur të mërkurën e të enjten.

Ndeshja Prishtina – Besa Famgas transmetohet në 21 Plus dhe në faqen zyrtare të FHK-së në “facebook”.

Lajme tjera