Sot derbi i radhës Prishtina – Besa Famgas

Të mërkurën (sot) luhet derbi i radhës në mes të Prishtinës dhe Besa Famgasit. Kampioni në fuqi, Besa, ka fituar bindshëm përballjet e deritashme me Prishtinën, por skuadra prishtinase do të bëjë përpjekje për ta ndalë serinë e pejanëve.

Ndeshja luhet nga ora 19:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet dhe i takon javës së 25-të të Superligës A të hendbollistëve.

Besa Famgas ka fituar 24 ndeshjet e deritashme dhe udhëheq në tabelë me 48 pikë. Prishtina është e dyta me 39 pikë.

Sot është edhe ndeshja në mes të Trepçës e Drenicës që zhvillohet nga ora 20:00. Xhiroja e 25-të mbyllet me ndeshjen Kastrioti – Vëllaznimi, që është të enjten nga ora 17:00.

Lajme tjera