Sot finalja e dytë e hendbollisteve

Të mërkurën (sot) prej orës 19:00 zhvillohet ndeshja e dytë e serisë finale në plejofin e Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).
Në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” në Vushtrri takohen Vushtrria dhe Istogu.
Istogaset kanë fituar ndeshjen e parë me rezultat 37:24 dhe u duhet një fitore apo barazim për ta siguruar titullin e kampionit, të tretin në histori. Istogaset për në Vushtrri udhëtojnë për ta festuar titullin.
Por vushtrriaset kanë plane të tjera. Ato kanë premtuar angazhim maksimal për të siguruar ndeshjen e tretë. Për këtë u duhet fitorja sonte.
Shpresohet për ndeshje të fortë dhe interesante deri në fund.

Lajme tjera