Sot luhen ndeshjet e radhës në Superligën A

Tri ndeshjet e javës së 21-të të Superligës A të Kosovës në hendboll (meshkujt), luhen të shtunën (sot). Kampioni në fuqi dhe lideri, Besa FamGas, është mysafir i Kastriotit në Ferizaj, në ndeshjen që nis në ora 19:00. Besa i ka 38 pikë në vendin e parë, kurse Kastrioti është i treti me 24 pikë.

Prishtina e pret Vëllaznimin në ndeshen që nis në ora 14:30 kurse prej orës 17:30 në Gjilan përballen skuadrat lokale, Drita e Zhegra.

Ndërkohë në Superligën B luhen ndeshjet e javës së 20-të. Llapi e pret Samadrexhën të shtunën (sot) prej orës 19:00. Trepça e Vushtrria përballen të dielen nga ora 18:00.

Poashtu luhen ndeshjet e javës së 10-të të Ligës së Parë të meshkujve dhe ndeshjet e javës së 12-të të Ligës së Parë të femrave.

Te meshkujt, KEK-u e pret Dukagjinin sonte nga ora 19:00 kurse të dielen janë ndeshjet: Lepenci – Prizreni (11:00), Ulpiana – Drenica (15:00).

Te femrat sot janë ndeshjet Vjosa – Ulpiana (11:00) dhe KEK-u – Deçani (17:00). Nesër janë tri takimet tjera: Llapusha – Prizreni (11:00), Trepça – Dukagjini (12:00), CLICK – Jusuf Gërvalla (14:00).

Për shkak të aktiviteteve të përfaqësueseve, Superliga e femrave pushon edhe këtë fundjavë.

Lajme tjera