Sot ndeshja e parë e xhiros së fundit të stinorit vjeshtor

Me xhiron e 14-të mbyllet stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).

Ndeshja e parë e kësaj xhiroje luhet të martën (sot). Nga ora 18.30 në Drenas pritet ndeshje interesante mes dy skuadrave kuqezi, Drenicës e Vëllaznimit.Të mërkurën janë dy ndeshje tjera.

Llapi e Trepça takohen nga ora 17.00 në Podujevë. Kurse nga ora 18.30 në Ferizaj luajnë Kastrioti e Zhegra.

Ndeshjet Prishtina – Vushtrria e Prizreni – Besa Famgas luhen javën tjetër. Prishtina e Besa Famgas në fundjavë kanë ndeshje evropiane.

Lajme tjera