Stinori vjeshtor mbyllet me derbi

Me ndeshjet e xhiros së 11-të mbyllet stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Ndeshjet e xhiros së 11-të luhen të shtunën e të dielën.

Janë disa ndeshje që priten me interesim. Të dielën nga ora 17:00 takohen lideri Istogu dhe kampioni aktual, Ferizaj. Në bazë të asaj që është treguar deri më tani, Istogu mund të vlerësohet favorit. Istogu i ka fituar dhjetë ndeshjet e deritashme dhe udhëheq në tabelë me 20 pikë. Ferizaj është i pesti me 14 pikë.

Ndeshje me rivalitet pritet të jetë ajo ndërmjet Prishtinës e Vushtrrisë, që luhet të dielën nga ora 15:00. Është kjo përballje derbi e skuadrave që kanë nga 18 pikë. Vushtrria është e dyta, kurse Prishtina e treta. Të dy këto skuadra kanë pësuar vetëm nga Istogu.

Të dielën janë edhe ndeshjet KEK-u – Shqiponja (13:30) dhe Vjosa – Drita (16:00). Java e 11-të fillon me dy ndeshjet e së shtunës: Jusuf Gërvalla – Kastrioti (13:00), Vëllaznimi – Samadrehxa (16:30).

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Kastrioti e ka fituar bindshëm përballjen e skuadrave me traditë në hendbollin kosovar. Të mërkurën …

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, Hassan Moustafa ka uruar Eugen Saraçinin me rastin e …

Hendbollisti premtues, Yll Muqolli, ka shënuar 10 gola të martën mbrëma në fitoren e re …

Dyshja prishtinase e gjyqtarëve të hendbollit, Sherif Xhema e Besfort Jahja, kanë pasur angazhim evropian …

Me ndeshjen Besa Famgas – Vëllaznimi fillon gara në Superligën A të Kosovës në hendboll …

Kastrioti e ka fituar bindshëm përballjen e skuadrave me traditë në hendbollin kosovar. Të mërkurën mbrëma në palestrën “Minatori” …

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, Hassan Moustafa ka uruar Eugen Saraçinin me rastin e rizgjedhjes ne postin e …

Hendbollisti premtues, Yll Muqolli, ka shënuar 10 gola të martën mbrëma në fitoren e re të Besa Famgas. Në …

Dyshja prishtinase e gjyqtarëve të hendbollit, Sherif Xhema e Besfort Jahja, kanë pasur angazhim evropian të hënën. Xhema e …

Me ndeshjen Besa Famgas – Vëllaznimi fillon gara në Superligën A të Kosovës në hendboll (meshkujt). Në Superligën A …

Të dielën u luajtën katër ndeshje të xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të …

Llapi ka vazhduar me fitore në stinorin pranveror të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Të dielën në xhiron …

Besa Famgas e ka mbyllur me fitore bindëse fazën e parë të garave në Superligën e Kosovës në hendboll …